Gjendet i vdekur në Prishtinë një 34-vjeçar, me plagë të rënda me thikë dhe një 30-vjeçare

9 Maj 2025, 18:09 / KOSOVA ALFA PRESS

Gjendet i vdekur në Prishtinë një 34-vjeçar, me plagë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një burrë 34-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa një grua 30-vjeçare ka mbetur e plagosur si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.

Sipas raportimeve nga mediat e Kosovës, ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 15:00, në një ndërtesë në Rrugën B të Prishtinës.

Polica ka raportuar se dy personat kanë pësuar plagë nga një mjet i mprehtë, ndërsa rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Ende nuk janë bërë të ditur identiteti i viktimës dhe i të plagosurës, ndërsa nuk është konfirmuar ende nëse ka të dyshuar apo persona të ndaluar në lidhje me këtë ngjarje.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjeç, ndërsa e lënduara, femër 30-vjeçare, është dërguar për trajtim mjekësor,” ka njoftuar policia e Kosovës.

 

Po ndodh...