Iu gjet një punishte me armë në veri, Policia e Kosovës arreston një person

7 Maj 2025, 15:35 / KOSOVA ALFA PRESS

Iu gjet një punishte me armë në veri, Policia e Kosovës

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar armë dhe kanë arrestuar një të dyshuar për importin dhe eksportimin e armëve, gjatë një bastisjeje në disa lokacione në veri të Kosovës, njoftoi të mërkurën Sistemi Prokurorial i Kosovës. Policia ka gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut, e banuar me shumicë serbe, ku sekuestroi “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”, thuhet në njoftim.

Bastisjet u kryen nga Policia e Kosovës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë dhe Drejtoria kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, me urdhër të gjykatës. I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Autoritetet e sigurisë nuk dhanë më shumë hollësi në lidhje me atë se nga cilat vende apo se në cilat vendet mund të ketë importuar dhe eksportuar armë i dyshuari. Në të kaluarën, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armatim kohë pas kohe, veçanërisht në veri të vendit.

Më mars, autoritetet i arrestuan 16 të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni të gjerë policor në jug dhe veri të Kosovës. Asokohe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) se në mesin e të arrestuarve ishte dhe një zyrtar policor, i cili ishte pezulluar gjatë arrestimit. REL-i mësoi nga burimet e saj se polici i arrestuar ishte nga radhët e komunitetit serb./REL

 

Po ndodh...