“Kandidatura e Konjufcës, provokim i hapur”/ Gazetari Poli Hoxha: Politikë e papërgjegjshme

6 Mars 2026, 22:41 / KOSOVA ALFA PRESS

“Kandidatura e Konjufcës, provokim i hapur”/ Gazetari Poli

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në A2CNN, deklaroi se kandidatura e Glauk Konjufcës për President në Kosovë ishte “provokim i hapur”.

“Është futur në një përplasje proceduriale dhe në këtë kuptim nuk dua të merrem me këtë sepse ka vajtur në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo besoj do ta thotë fjalën. Por, Bashkimi Europian ka thënë “shprehim keqardhje të thellë për zhvillimet politike”. Domethënë, ky është mesazhi që ka dhënë kjo krizë. Po ndodh që kemi një krizë të simuluar. Domethënë, një krizë që kapet me provokime. Provokohet pastaj me teknikalitete, shkohet deri në këtë gjendje. Albin Kurti, edhe në rastin e kryetares së Kuvendit propozoi për kryetare Kuvendi një emër që e kishte të sigurtë që opozita nuk do ta pranonte. Ne e dimë shumë mirë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hoqën si partner strategjik Kosovën. Ka patur zhvillime shumë të forta. Bashkimi Europian i vuri i vuri embargo Kosovës. Ndërkohë, kohët e fundit Osmani po i jepte një flladitje këtyre marrëdhënieve të ngrira. Fjalia e Trumpit, “më telefono për Serbinë” nuk ishte pa gjë, sepse njerëzit atje, gjithë stafet mbajnë shënim. Nuk është problemi se e lëshoi Trumpi atje, po një fjali e Trumpit atje merret në të gjitha zyrat, Sekretari i Shtetit, Sekretari i Luftës etj. dhe ajo është një lloj direktive presidenciale”, tha Hoxha.

“Pastaj, të nesërmen ishte e vetmja nga ata atje që u prit në zyrë nga Sekretari i Shtetit Rubio. Ndërkohë, LDK-ja ka thënë "ne nuk jemi shprehur ndonjëherë kundra Osmanit”, por Kurti i hodhi Glauk Konjufcën. Provokim i hapur fare, një njeri që vjen nga militantizmi. Në këtë situatë gjeopolitike ti krijon kriza të këtij lloji, zgjedhje të parakohshme. A i ke bërë 4 palë zgjedhje të parakohshme? Dhe kjo është një herë papërgjegjshmëri e plotë e klasës politike", shtoi Hoxha.

Po ndodh...