Shumë trafik në rrugë, ky shtetit evropian iu jep të rinjve 25 mijë euro që të heqin dorë nga patenta

Qeveria e Maltës ka nisur një nismë të re për të luftuar trafikun e rënduar në vend, duke ofruar një bonus prej 25 mijë eurosh për të rinjtë që pranojnë të heqin dorë nga patenta e drejtimit të automjetit.
Programi u drejtohet të rinjve nën moshën 30 vjeç dhe parashikon që ata të mos drejtojnë automjet për një periudhë prej pesë vitesh në këmbim të stimulit financiar. Sipas autoriteteve, tashmë 100 përfituesit e parë janë regjistruar në këtë skemë.
Nisma synon të ulë numrin e automjeteve në rrugët e vendit dhe të promovojë mënyra më të qëndrueshme transporti. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, qeveria ka parashikuar edhe përdorimin falas të autobusëve.
Shkaku kryesor i kësaj politike është mbingarkesa e trafikut në ishull. Aktualisht në Maltë qarkullojnë rreth 457 mijë makina, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit të vitit 2025 janë regjistruar mbi 3,700 automjete të reja. Duke qenë se territori i vendit është vetëm 317 km², numri i madh i automjeteve ka krijuar presion të madh mbi infrastrukturën rrugore.
Sipas qeverisë së kryeministrit Robert Abela, masa është pjesë e një strategjie më të gjerë për mobilitet të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në vend.
Ata që përfitojnë nga skema dhe shkelin rregullin duke drejtuar automjet gjatë kësaj periudhe rrezikojnë një gjobë prej 5 mijë eurosh dhe ndjekje penale. Pas përfundimit të pesë viteve, qytetarët që duan të rikthejnë patentën duhet të ndjekin një kurs trajnimi prej 15 orësh.
Në total, qeveria ka vënë në dispozicion rreth 25 milionë euro për këtë program, ndërsa gjysma e fondit është përdorur tashmë.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Kur kriza bëhet sistem: Dilemat e Republikës së Kosovës
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128