
LDK dorëzon sot kallëzim penal ndaj Kurtit dhe ministrave që u zgjodhën deputetë


Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të dorëzojë sot, më 8 maj, kallëzim penal ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe ministrave që u betuan si deputetë.
LDK-ja ka bërë të ditur se kallëzimi ka të bëjë me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe “tejkalim të autorizimeve ndaj ish-kryeministrit Kurti dhe ish-ministrave, të rizgjedhur deputetë”.
Kallëzimi do të dorëzohet në Prokurorinë Speciale të Kosovës në orën 13:15.
Dy javë më parë, LDK kishte bërë të ditur se do të ndërmarrë një veprim të tillë.
Deputetja Hykmete Bajrami pati thënë se Kurti dhe ministrat në detyrë kanë bërë shkelje duke ushtruar funksionin në qeveri edhe pse kanë e kanë bërë betimin si deputetë.
Deputetët e legjislaturës së nëntë janë betuar më 19 prill por ende nuk është arritur të bëhet konstituimi i Kuvendit.
Procesi ka ngecur të zgjedhja e kryeparlamentarit pasi Lëvizja Vetëvendosje në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat për Albulena Haxhiun – e propozuar për kryetare të Kuvendit. /Kosovapress/

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128