"36 mandatet e PD mund të zgjedhin një avokat populli?"/ Berisha i përgjigjet Ballës: Ambasadori i BE telefonoi Ramën, një natë para votimit...

15 Dhjetor 2025, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

"36 mandatet e PD mund të zgjedhin një avokat populli?"/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në lidhje me debatin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në reagimin e tij, Berisha ka përsëritur qëndrimin e PD-së për mosnjohjen e zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si të damkosura ndërkombëtarisht, ndërsa ka akuzuar mazhorancën për shkelje të parimeve të bashkëpunimit dhe përzgjedhje politike të institucionit të Avokatit të Popullit.

Sali Berisha: Sa i përket deklaratës së Tao-s, duhet të them vetëm kaq. Partia Demokratike nuk ka njohur zgjedhjet, ka arritur për herë të dytë në historinë e pluralizmit damkosjen ndërkombëtare të tyre duke paraqitur qindra dhe mijëra fakte. Do paraqesim botimin tonë prej 1500 faqesh për dhunën grabitjen, farsën zgjedhore. Partia Demokratike u angazhua në një proces duke menduar se në mbështetje të rekomandimeve të OSBE/ODIHR do mund të bëheshin disa ndryshime, me bindjen se çdo ndryshim nuk bën zgjedhje të lira, për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet.

Me aktin që kryen me Avokatin e Popullit shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Ata zgjodhën avokat njeriun e Edi Ramës. Hynte e dilte e bënte pazare me të. Zgjodhi avokat njeriun të cili firmat I ishin dhënë për të qenë në listë dhe ky ishte një gabim, por kurrë për të qenë Avokat i Popullit. Firmat e dhëna, e them, gabim, prandaj kam kërkuar ndjesë, u tërhoqën që të gjitha.

 

Po ndodh...