
6 ditë para 11 majit/ Dumani, Celibashi, Çela dhe Proda takim në ambientet e KQZ, diskutime mbi garantimin e procesit zgjedhor

Në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u zhvillua sot një takim i nivelit të lartë mes Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi; Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani; Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas njoftimit të KQZ, qëllimi i takimit ishte rritja e koordinimit ndërinstitucional në funksion të garantimit të integritetit të zgjedhjeve dhe forcimit të mekanizmave për parandalimin dhe ndëshkimin e çdo forme shkeljeje të ligjit zgjedhor.
Në fokus të diskutimeve ishin masat e përbashkëta që institucionet po ndërmarrin për të garantuar një proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe të besueshëm në të gjitha fazat e tij. Pjesëmarrësit ndanë informacion mbi masat konkrete organizative dhe operacionale të vendosura në funksion të parandalimit të incidenteve, presioneve apo përpjekjeve për të ndikuar paligjshëm në vullnetin e zgjedhësve.
Një temë me rëndësi të veçantë ishte adresimi i shkeljeve të mundshme të ligjit zgjedhor dhe trajtimi i tyre nga organet përkatëse të drejtësisë. Gjatë takimit u prezantuan të dhëna mbi numrin e kallëzimeve të bëra deri tani në lidhje me veprime apo mosveprime që bien ndesh me Kodin Zgjedhor, ndërsa gjithashtu raportohet se u theksua rëndësia e reagimit në kohë të institucioneve përkatëse – prokurorive dhe policisë – për të hetuar çdo shkelje që mund të minojë integritetin e procesit zgjedhor dhe besimin e qytetarëve në të.
Gjithashtu, pjesë e diskutimeve ishte edhe procesi i votimit nga jashtë vendit, një komponent i ri dhe sfidues i këtyre zgjedhjeve. U diskutua mbi përgatitjet institucionale, logjistikën, sigurinë e dërgesave postare dhe garantimin e të drejtës së votës për qytetarët shqiptarë që ndodhen jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Krerët e institucioneve vizituan edhe Qendrën Operacionale të Kundër Krimeve Zgjedhore në KQZ ku janë atashuar përfaqësues nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128