A ja organizoi Suela Çela-Salianjit takimin?/ Debat i madh brenda PD, pritet sqarim nga Drejtuesi Politik në Elbasan, Tomor Alizoti

17 Dhjetor 2025, 14:02 / POLITIKË ALFA PRESS

A ja organizoi Suela Çela-Salianjit takimin?/ Debat i madh brenda PD,

Debati më i madh sot në PD është se i kujt është Suel Çela, personazhi më i kërkuar i botës së krimit në Elbasan.

Disa akuzojnë Flamur Nokën se ishte bashkëpunimi i tij me Çelën, ai që bëri dikur të mundur mbledhjen e firmave për Foltoren e parë të Berishës në Elbasan.

Ndërsa tani është Flamur Noka ai që akuzon Ervin Salianjin se ishte Suel Çela ai që i mblodhi njerëzit në takimin e ish-deputetit demokrat në Elbasan.

Në fakt, në këtë rast duhet të flasë drejtuesi politik i qarkut Elbasan dhe kryesuesi i listës së PD-së në këtë qark, Tomor Alizoti, i cili ka punuar në fushatën e 11 Majit në atë qark dhe i njeh strukturat dhe njerëzit e PD-së.

Alizoti duhet të dalë dhe të thotë nëse ata njerëz që kishte mbledhur ditën e martë Ervin Salianji janë struktura të PD-së dhe demokratë apo janë njerëz të paguar dhe të mbledhur në atë takim nga Suel Çela.

Me këtë rast, i jep edhe një kontribut të madh zhvillimeve në PD dhe qartëson demokratët ashtu siç ai di të qartësojë.

 

Po ndodh...