Plagosja me armë zjarri e Guccit, zbulohet dinamika e ngjarjes: Tre persona u afruan me dy makina dhe e qëlluan

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e personazhit të njohur të TikTok-ut, Fabin Kuçi, i njohur ndryshe si “Gucci”.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, hetimet janë në vijim, ku dyshohet se tre shtetas janë afruar me dy automjete rreth orës 23:45 të datës 15 dhjetor 2025, te lokali në lagjen nr. 9, ku qëndronte 33-vjeçari, dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij.
Si pasojë e sulmit, Fabin Kuçi ka pësuar dëmtime të lehta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të mundshëm.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi plagosjen me armë zjarri të shtetasit F. K., sqarojmë se si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të autorësisë dhe rrethanave të këtij rasti, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A. N., 38 vjeç, banues në Durrës, F. B., 22 vjeç, banues në Tiranë dhe B. Ç., 34 vjeç, banues në Durrës.
Nga këto veprime dyshohet se këta 3 shtetas, rreth orës 23:45 të datës 15.12.2025, janë afruar me 2 automjete, te lokali në lagjen nr. 9, ku qendronte shtetasi F. K., dhe kanë qëlluar drejt tij, me armë zjarri. Si pasojë, shtetasi F. K. është dëmtuar lehtë”, njofton policia.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

