Aleati i Berishës del nga "rreshti"/ Agron Duka: Vota ime për kryebashkiakun e Tiranës është për Erion Braçen!

Kandidatura e deputetit Erion Braçe për Bashkinë e Tiranës ka nxitur një valë reagimesh, ndër të cilat më të shumtët janë mbështetësit që e shohin atë si zgjedhjen e duhur për kryeqytetin.
Së fundmi, ka befasuar deklarata e kreut të Partisë Agrare dhe Ambientaliste, Agron Dukës, një aleat i vjetër i Sali Berishës, i cili publikisht ka shprehur mbështetjen e tij për Braçen.
Në një intervistë për News 24, Duka u shpreh se e sheh Braçen si një kandidat të ndershëm dhe me eksperiencë të jashtëzakonshme, të aftë të sjellë përmirësime për Tiranën.
Ai theksoi gjithashtu: “Nëse Braçe vendos të kandidojë, unë do t’i jap votën time. Është një njeri që ia vlen, me eksperiencë dhe kontribut më të madh se shumë të tjerë brenda PS-së. Ka gjithashtu një nuhatje të mirë politike.”
“Erion Braçe, kam simpati personale, ndoshta se është marrë edhe me bujqësinë dhe kemi pasur mendime të afërta. Është i duhuri për bashkinë e Tiranës. Si njeri është i ndershëm, do i bënte mirë Tiranës, ka eksperiencë të jashtëzakonshme. Për të vënë kandidaturën, kryetari i partisë sheh problematikat që paraqet një kandidaturë. Votat i ka edhe sigla e partisë..Unë e deklaroj, nëse del Braçe i jap votën time, është njeri që ja vlen. Ai ka eksperiencë dhe kontribut më shumë se Rama në PS. Ka edhe nuhatje politike,” u shpreh Duka.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128