Bardhi: Shqipëria, shtet njëpartiak! PS ka marrë në dorë institucionet kushtetuese

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, paralajmëroi se Shqipëria po lëviz në një drejtim të gabuar, duke u larguar nga demokracia parlamentare dhe duke u shndërruar në një shtet njëpartiak.
Ai denoncoi se mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura, nga Avokati i Popullit te Banka e Shqipërisë, duke zhdukur balancën e pushteteve.
Sipas Bardhit, një qeveri që përqendron pushtetin dhe kontrollon institucionet e pavarura nuk afrohet me standardet e Bashkimit Europian, por largohet prej tyre.
SHQIPËRIA NË DREJTIMIN E GABUAR: NGA DEMOKRACI PARLAMENTARE DREJT SHTETIT NJËPARTIAK
Mazhoranca po emëron e vetme institucionet që duhet të jenë të pavarura prej saj, nga Avokati i Popullit tek Banka e Shqipërisë.
Kur një parti merr në dorë institucionet kushtetuese, që duhet ta kontrollojnë atë, balanca e pushteteve zhduket. Kjo nuk është më demokraci parlamentare. Është shtet njëpartiak.
Dhe një qeveri që përqendron pushtetin, dobëson institucionet e pavarura dhe i kontrollon ato, nuk afrohet me Bashkimin Europian, largohet prej tij!
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128