“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?”, Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot vendit!

8 Prill 2026, 23:27 / POLITIKË ALFA PRESS

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë

Ish-kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar në Oponencë,  u shpreh se zgjedhja sërish e Berishës në krye të PD, do të çonte në izolim vendin. Ai tha kreun e PD nuk e takon asnjë nga partnerët ndërkombëtarë për shkak të statusit non-grata nga SHBA.

Shehi tha se ne jemi vende të vogla dhe kemi nevojë për aleatë të mëdhenj.

“Ti e izolon Shqipërinë, si do na ndihmosh kundër një “armiku” që ia jep Sazanin dhëndrit të Trump, që ka blerë lobingun ndërkombëtar. Ty s’të pranojnë andej, për çfarë bëjmë luftë ne. Që ia jep Durrësin ca matrapazëve arabë, sipas darkave që ka ngrënë Rama nëpër botë. Pse duhet ta bëjmë?”, tha Shehi.

Dashamir Shehi: Ne jemi vende të vogla, kemi nevojë për aleatë të mëdhenj, ti e izolon Shqipërinë, si do na ndihmosh kundër një “armiku” që ja jep Sazanin dhëndrit të Trump, që ka blerë lobingun ndërkombëtar. Ty s’të pranojnë andej, për çfarë bëjmë luftë ne. Që ia jep Durrësin ca matrapazve arabë, sipas darkave që ka ngrënë Rama nëpër botë. Pse duhet ta bëjmë?

Ka dhe etikë politika dhe një moral pavarësisht se thonë se politika s’ka moral. Nëse i thua ti hajdut e i korruptuar dikujt, duhet të jesh ti vetë i pastër, ka ardhur dita që në opozitën shqiptare, të rinjtë që janë brenda PD apo të tjerët që janë jashtë saj që kanë treguar se kishin peshë elektorale, të marrin përgjegjësitë e veta dhe të mos lodhen për një karrige politike dhe ti dalin për zot halleve që ka Shqipëria.

 

Po ndodh...

ide