Berisha nga Kryeministria i shpall luftë Edi Ramës: Kombi, në momentin e tij më kritik! Jemi më të vendosur se kurrë

Nga sheshi i protestës së Opozitës, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se Kombi është në momentin e tij më kritik! Pasi vodhi zgjedhjet, deklaroi Berisha, Edi Rama ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja.
"Duke organizuar me paratë tuaja mijëra mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderat e partive kryesore opozitare. Duke përdorur tonelatat e drogës, të karteleve dhe bandave të krimit.
Duke shndërruar nënpunësit e shtetit në shërbëtorët tuaj në policë të votës së lirë. Duke falur 2mld euro me gjoba dhe kamata vetëm për vetëm për karrigen e tij"- tha Berisha.
Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate e demokratë, shqiptare e shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri dhe jashtë vendit.
Të nderuar deputetë, të nderuar aleatë të PD.
Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sonte si uragan i shpresës, i besimit, i shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Të dashur miq, u flas sot në një nga momentet më kritike të kombit, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por ndoshta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare.
Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër.
Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre.
Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së tyre.
Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar.
Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike.
Dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën. Ka vendosur veten mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli, apo kjo ndërtesë e krimit, se unë u shumëzoj me zero.
Se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën. Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë.
Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
