Ish-portieri i Anglisë nuk kursen elozhet ndaj Brojës: Goditje e shkëlqyer me kokë, ka një shkëndijë brenda tij

Ish-portieri i njohur i Anglisë, Xho Hart, ka folur për ndeshjet e radhës të Bërnlit, një skuadër të cilën ka përfaqësuar në karrierën e tij, duke insistuar se “shkëndija” e Armando Brojës në barazimin e fundit, ishte pikënisja për sfidat në vijim. Bërnli pret në shtëpi Evertonin dhe Njukasëllin dhe i duhen medoemos pikë për të tentuar ringritjen nga zona e ftohtë e klasifikimit.
“Do të duhet që ky barazim të jetë domethënës, pasi vjen pas 7 humbjeve në Premier Ligë. Trysnia është shtuar.
Askush nuk priste që Bërnli të fluturonte në këtë sezon, por janë në një pozicion të vështirë.
Megjithatë, është një gjuajtje e shkëlqyer me kokë nga Broja. Është goli i tij i parë në 2 vite dhe pas 40 ndeshjesh.
Ka ende luftë brenda tij, ka një shkëndijë brenda tij. Kjo është ajo që duhet të marrin me vete nga kjo sfidë. Janë dy ndeshje në shtëpi që po vijnë, një moment i rëndësishëm për Bërnlin”, tha ish-portieri i përfaqësueses angleze.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
