Ishte parashikuar të luhet në Australi, ndryshon vendimi për Milan-Como

Tani është zyrtare. Ndeshja e Serie A mes Como dhe Perth nuk do luhet në Perth të Australisë. Shkak për të këtë, janë bërë kërkesat e konfederatës aziatike.
Liga e Serie A, ka konfirmuar së fundmi lajmin.
“Planet për të zhvilluar ndeshjen e parë zyrtare të një kampionati Europian jashtë kufijve të shtatit të kualuhet ky kampionat, në Australi, në Perth janë anuluar, pas një marrëveshjeje të ndërsjellë midis Lega Calcio Serie A dhe Qeverisë së Australisë Perëndimore. Të dyja palët e morën këtë vendim për shkak të rreziqeve të pakufizuara financiare, kushteve të vështira të miratimit dhe komplikimeve të minutës së fundit përtej kontrollit të tyre.
Ndeshja e propozuar do të kishte qenë hera e parë që një ndeshje e nivelit të lartë, me pikë, e një kampionatit Europian do të luhej jashtë, duke përfaqësuar një mundësi unike për Australinë Perëndimore për të bërë histori ndërkombëtare të futbollit. Propozimi ishte miratuar nga të 20 klubet e Lega Calcio Serie A, Federata Italiane e Futbollit (FIGC) dhe Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA).
Megjithatë, kushtet shtesë të vështira të vendosura nga Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) për të autorizuar ndeshjen nuk mund të përmbusheshin pa rrezik financiar për Qeverinë e Australisë Perëndimore dhe Lega Calcio Serie A. Qeveria dhe Lega Calcio Serie A kanë shqyrtuar çdo mundësi të zbatueshme për të sjellë takimin historik në Australinë Perëndimore. Analiza e ofertës së Perth-it zbulon se, që nga prilli, ajo ka gjeneruar tashmë mbi 280 milionë dollarë në ekspozim mediatik global, me qytetin australian të mbuluar gjerësisht nga mediat kryesore ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Itali, Indonezi dhe Francë.
Qeveria Cook mbetet e përkushtuar për të siguruar ngjarje të mëdha ndërkombëtare që sjellin kthime ekonomike për shtetin, duke ndihmuar në diversifikimin e ekonomisë dhe duke promovuar sektorët e turizmit dhe mikpritjes në Australinë Perëndimore”- thuhet në njoftim.
Po ndodh...
Po vjen Republika e Re që shpalli Basha, përpara 10 vitesh!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
