"Zvërneci"/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, PD është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja

1 Qershor 2026, 12:06 / POLITIKË ALFA PRESS
"Zvërneci"/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar dhunën e ushtruar ndaj protestuesve në Svërnec, duke e dënuar me forcë atë.

Në deklaratën për mediat nga SPAK, Berisha tha se PD, është parti që mbështet fuqishëm investimet e huaja në vendin tonë, duke shtuar se dhuna nuk ishte gjë tjetër veçse një rrëmbim në duart e policisë.

‘...që kur doli ai ligj e gjersa lamë pushtetin, ka pasur zero probleme. Dilte një njeri, po i thoshte ku e ke, në qoftë se faktonte, e bënte, i përgjigjej shtetit. Ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën’, iu përgjigj Berisha interesimit të gazetarëve.

Klodiana Lala: Zoti Berisha, prej dy vitesh ka protesta në lidhje me një projekt në Zvërnec, pas të cilit është dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ju personalisht, dhe forca që ju drejtoni, nuk ka bërë një reagim publik deri më tani. Cili është qëndrimi i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike për sa i përket projektit të Zvërnecit?

E para. Dhe e dyta, prokuroria e posaçme ka urdhëruar ditën e sotme një sërë kontrollesh mbi personazhe që kanë të bëjnë me një histori të tjetërsimit të pronave të dyshuara në Zvërnec. A keni ju një qëndrim tuajin në lidhje me këtë çështje?

Sali Berisha: Klodiana, së pari, në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë. Ai ishte rrëmbim, në duart e policisë, dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të policisë së shtetit. Një.

Së dyti, nuk kam asnjë faqe, asnjë fletë, asnjë gjë të atij projekti. Megjithëse t'ju them këtu, e kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë.

Së treti, meqenëse e doni këtu, Partia Demokratike është parti që mbështet fuqimisht investimet e huaja. Dhe kjo parti në pushtet, ja këtë tani ju kërkoj ta mbani shënim, ka patur një ligj. Një ligj i cili zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjen e pronësisë.

Cili ishte ligji? Ligji thotë këtë: në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, kadastre, dokumente origjinale, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut. Ja u them këtu, pse u vu ky ligj?

U vu ky ligj sepse konstatoja që me investitorë shqiptarë nuk ndodhte, kurse me investitorë të huaj vraponin pas pengmarrjes. Dhe informacionet që më vinin, dilte njëri e i thoshte jo, do paguash kaq se jam unë kaq. Dhe kjo linte vendin pa investime. Atëherë ne ç'bëmë?

Në qoftë se ti djem, nuk jam unë ai që them se s'di ç'janë dokumentat, por që është dokument shtetëror, do t'i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi. Do t'i dalë zot dhe do mbajë përgjegjësi shteti.

Klodiana Lala: Po zoti Berisha, kam disa pyetje të lutem në lidhje me këtë...

Sali Berisha: Të lutem, të lutem, një minutë. Një minutë ta sqaroj këtë se është shumë e rëndësishme kjo. Unë do t'i dal zot dhe do të mbaj përgjegjësi. Dhe në qoftë se ty pronar, të kanë shkelur të drejtën e pronës dhe janë firmosur dokumente mbi të, përgjegjësia është e shtetit. Dhe ai që ka bërë këtë do mbajë përgjegjësi dhe shteti do të përgjigjet ty me vlerë tregu. Është ligji që detyron shtetin me vlerë tregu.

Dhe do t'ju them një gjë, që kur doli ai ligj e gjersa lamë pushtetin, ka pasur zero probleme. Dilte një njeri, po i thoshte ku e ke, në qoftë se faktonte, e bënte, i përgjigjej shtetit. Këto janë qëndrimet pra, ne jemi shumë respektues për çështjen e pronësisë, por jemi mbështetës absolut të investimeve të huaja dhe gjatë periudhës tonë ju nuk keni parë pronar të protestojë ndaj një protestuesi të huaj se po më rrëmben tokën.

Jo. Ishte shteti që në qoftë se kishte firmosur, do t'i përgjigjej njëlloj sikur i kishte marrë ai tokën, me vlerë tregu.

Po ndodh...