“Do bëjmë kallëzim në SPAK!”- Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor! Autorët janë lejuar të largohen

15 Maj 2025, 15:24 / POLITIKË ALFA PRESS
“Do bëjmë kallëzim në SPAK!”- Dhunimi i

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi ka folur për mediat lidhur me sherrin në një KZAZ në zonën e Kasharit, ku u dhunua me grushte sekretari Remzi Mehmeti.

“Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet. Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë”, tha Këlliçi.

Më tej ai sqaroi pas ngjarjes autorët janë lejuar të largohen nga salla para se të mbërrinte policia.

Këlliçi: Ka patur një incident, një konflikt verbal mes anëtarëve dhe sekretarit të KZAZ, edhe pse ka përshkallëzuar konflikti, janë lejuar dy makina të dalin me personat që kanë dhunuar sekretarin Remzi Mehmeti dhe pasi janë larguar, është mbyllur dera ka ardhur policia dhe është dhënë urdhër që të gjithë personat që ishin brenda të mos dalin dhe të bëjnë verifikimet.

Absurdi është që brenda janë numëruesit, personat që zbatojnë ligjin, numëruesit, vëzhguesit, personat që kanë dhunuar janë lejuar të ikin, dhe polica ka ardhur formalisht. Kanë dalë dhe pamjet, po bëjmë verifikimet.

Remzi Mehmeti ka shkuar në polici për të bërë denoncimin, do bëjmë dhe kallëzim në SPAK, sepse ky është një krim zgjedhor i kryer dhe kapur flagrancë.

Po ndodh...