“Do zgjedhësh burgun apo dorëheqjen?” Gazetari “zë ngushtë” Edi Ramën, kryeministri: S’është etike si pyetje

Pas mbledhjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj gazetarëve në lidhje me protestën që po mbahet kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec të Vlorës.
I pyetur për mundësinë e negociatave me protestuesit, Rama tha se ai fton për të folur vetëm ata që e kanë votuar, ndërsa për të tjerët u shpreh se i njeh dhe e di se cilët janë.
Më tej, kryeministri iu përgjigj edhe pyetjes lidhur me thirrjet e protestuesve që kërkojnë burg për të, duke deklaruar se koha kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë ka mbetur pas. Po ashtu ai tha se aty është SPAK, që sipas tij bën punën në shërbim të drejtësisë.
Rama: Nuk do të përgjigjem se do të konsiderohem si një njeri që nuk respekton mediat, se nuk është etike. Ata që vijnë e protestojnë, e di shumë mirë që janë shqiptarë. Nuk kam ftesë për ata që kërkojnë dorëheqjen time pa kushte. Unë e di se cilët janë ata dhe si funksionojnë.
Unë e kam me ata që janë pjesë e asaj turme që nuk kanë lidhje me ata të parët dhe nuk dalin në bulevard për dorëheqjen time.
Për sa i përket burgut, koha kur njerëzve u tregohej burgu në rrugë e kemi lënë pas. Unë kam udhëhequr betejën më të madhe historike për shqiptarët, duke i hapur rrugën reformës në drejtësi dhe i kemi dhënë jetë një strukture që është shumë e pavarur nga unë, e cila bën punën në shërbim të drejtësisë.
Edhe këto spekulime nuk më bëjnë përshtypje, sepse është një film që ka të njëjtin fund. Më vjen keq për ata që u shkojnë pas atyre nxitësve dhe pretendojnë se në të njëjtin film do të shohin një fund ndryshe, ku personazhi i tyre do të triumfojë. Nuk ndodh kjo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128