Edi Rama para mitingut përmbyllës të fushatës: Jam shumë kurioz për votën e diasporës

9 Maj 2025, 19:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Edi Rama para mitingut përmbyllës të fushatës: Jam

Rreth 60 minuta para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në rrjetet sociale, shprehet se Tirana do të japi mesazhin e fundit për 11 majin.

Ndërkohë, ai thotë se tashmë mezi pret për të parë votën e diasporës.  

“Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën. Pas pak, në 19:30, kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qendruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit. Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Më vjen mirë që ka pasur një lëvizje ditët e fundit nga ata që ende nuk i kishin dërguar zarfet. Trendi na tregoi që do të kishim një pjesëmarrje të lartë. Unë jam shumë i lumtur që i dhamë mundësinë të votojnë dhe që ata e shfrytëzuan këtë mundësi. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë të Shqipërisë më 11 dhe tashmë jam shumë kurioz për të parë gjykimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30 do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë në BE”, tha Rama.

 

Po ndodh...