‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk, një ndër favoritët përplaset me trotuarin

9 Maj 2025, 18:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

‘Giro d’Italia’/ Aksident i rëndë në Fresk,

Giro D’Italia hapi edicionin e 108-të me “Nisjen e Madhe” që parashikon 3 etapat e para në vendin tonë.

Gjithçka nisi sot me etapën 1, Durrës-Tiranë, 160 kilometra e gjatë. Mads Peterson fitoi garën në Shqipëri. Çiklisti danez ia doli me një diferencë shumë të vogël ndaj Val Aert.

Ndërkohë kjo garë regjistroi një incident të rëndë në një kthesë në zonën e Freskut me një nga favoritët, Mikel Landa.Në kilometrat e fundit të garës së sotme Mikel Landa  ka dalë nga rruga dhe është përplasur në trotuar.

Gara për të përfundoi në atë moment, ndërsa çiklisti është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

 

Po ndodh...