Luis Enrique paralajmëron Interin: PSG e meriton Championsin

9 Maj 2025, 18:02 / SPORT ALFA PRESS

Luis Enrique paralajmëron Interin: PSG e meriton Championsin

Me Ligue 1 tashmë në kasafortë, Paris Saint-Germain po fokusohet në dy finalet që mund t’i japin klubit një “Tripletë” historike: Kupën e Francës kundër Reims më 24 maj dhe Ligën e Kampionëve kundër Interit më 31 maj në Mynih.

Destinacione në të cilat Luis Enrique arrin me ide të qarta për vlerën e ekipit të tij dhe për menaxhimin e grupit në nivel fizik dhe mendor.

“Të gjithë jemi gati të shkruajmë historinë, edhe tifozët”, deklaroi trajneri parisien, duke paralajmëruar zikaltrit.

“Nëse ka një skuadër që unë e di që e meriton të fitojë Ligën e Kampionëve, është PSG, por shumë energji pozitive mund të jetë e rrezikshme”.

Pikërisht për këtë arsye, Luis Enrique ka vendosur të bëjë një menaxhim të kujdesshëm të skuadrës, duke i dhënë ditë pushim Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Nuno Mendes, Pacho, Ruiz dhe Vitinha.

“Duhet të jesh në gjendjen e duhur për dy finalet”, shpjegoi ai. “Është një lloj enigme për t’u zgjidhur. Çdo lojtar ka nevojë për një plan të personalizuar.

Qëllimi ishte të ishim ende në fushë në të gjitha garat, dhe ne e arritëm atë. Por pushimi është shumë i rëndësishëm në mënyrë që lojtarët të vijnë të freskët.

Ne do të përpiqemi të sigurojmë që lojtarët të kenë sa më shumë kohë pushimi për t’u shkëputur, për të harruar futbollin dhe për të qenë në gjendje t’i përkushtohen gjërave të tjera në një kalendar kaq kompleks.

Ne u kemi dhënë lojtarëve këtë pushim të shkurtër, qëllimi është që ata të jenë gati për finale dhe prej andej, ne duhet të jemi sa më konkurrues si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje”.

 

Po ndodh...