Çfarëdo lidhjeje mes Grida Dumës dhe Ervin Salianjit, duket se tani ka marrë fund

19 Dhjetor 2025, 16:11 / POLITIKË ALFA PRESS
Çfarëdo lidhjeje mes Grida Dumës dhe Ervin Salianjit, duket se

Nuk është ende e qartë nëse po flasim për një rastësi apo për një seri incidentesh që po ndodhin në botën e personazheve publik, siç ishte edhe situata e fundit mes Elhaidës dhe Ledianit, e cila ka tërhequr vëmendjen e mediave.

Ndërkohë, duket se edhe marrëdhëniet e personazheve të tjerë po ndryshojnë, pasi Grida Duma nuk e ka më Ervin Salianjin në listën e personave që ndjek në Instagram. Ky veprim drastik vjen menjëherë pas një reagimi të ashpër të Dumës në emisionin e saj në TCH, ku duke folur për zhvillimet brenda PD, tha se " nuk ka ervinra dhe edvinra" që ta përdorin atë.

Salianji nga ana tjetër nuk ka reaguar për deklaratat e saj, si dhe nuk ka bërë të njëjtin veprim, duke vazhduar ta ndjekë Gridën, gjë që ka bërë që ndjekësit të komentojnë dhe të spekulojnë mbi arsyet e kësaj mos-përputhjeje online.

Kjo situatë tregon se marrëdhëniet në botën e personazheve publikë shpesh reflektohen në rrjetet sociale dhe secili veprim i vogël mund të shndërrohet në temë bisede për fansat dhe mediat.

Po ndodh...

ide