
"Fat i keq i demokratëve, Berisha e do partinë për hallin e vet!"/ Xhaferaj: Ja pse humbi opozita!

Ish deputeti i PD, Ferdinand Xhaferaj, gjatë një lidhje direkte për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për humbjen e thellë të opozitës në zgjdhje.
Xhaferaj bëri fajtor kreun e PD, Sali Berisha, për të cilin tha se nuk synonte fitoren, por mbajtjen e partisë për interesat e tij personale. Ai u ndal edhe te kontrata e lobimit 6 milionë dollarë, për të cilën tha se i shërben vetë, Berishës dhe jo demokratëve.
"Berisha erdhi në këtë fushatë për të konsoliduar një grup parlamentar që ti shërbejë axhendës së tij personale. Ai fitoi ndaj Bashës por humbi ndaj Ramës. Atëherë u krijuan argumenta që Berisha moblizon militantët, por jo pjesën tjetër të PD dhe elektoratin gri.
Për një lider politik, duhet të ketë një axhendë se si të shkohet drejt elektoratit gri. Berisha kishte përgjegjësinë për të ndërtuar një koalicion të gjerë opozitar, për të shkuar te Shehaj dhe Lapaj, pastaj ti kthehej Flamurit, Albanës, e me rradhë dhe të dilte me listë të hapur. Nuk e bëri sepse nuk kishte mision fitoren. Lista e PD është lista e 2013, nuk ka përfshirë flukset e tjera që ka prodhuar PD.
Lista duhet të ishte 20% me elitën e 2013 dhe 80% me politikanë të rinj. Nuk e bëri sepse nuk kishte objkektiv dhe mision rikthimin e PD në pushtet por një grup parlamentar besinik. I vuri kapak kontrata 6 milionë dollarë pastaj edhe të tjera, që ndjekin hallin personal të Sali Berishës.
Kemi të bëjmë me vendimarrjen më të rëndësishme të PD, që nuk i përgjigjet kërkesave për rrotacion politik por vetëm kërkesave të Berishës. Kemi prodhuar një grup parlamentar që rrezikon të jetë i parëndësishëm.
Rama nuk ka nevojë të ndërtojë konsensus me PD. Grupi parlamentar do të shërbejë vetëm për hallin personal të Bershës. Më vjen keq që i them këto, për bashkëpunimin që kam patur me Berishën, dua ti hiqet non-grata, por problemi dhe fati i keq i demokratëve është që halli i Berishës, e shtyn kundër hallit që kanë shqiptarët dhe demokratët. Ësht parti që ka kapacitete por detyrohen të rrinë jashtë institucioneve", tha Xhaferraj.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128