Foltorja në Kurbin/ Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng njerëzit dhe i çojnë në bodrumet e Suel Çelës për tu tërhequr nga tenderat

20 Dhjetor 2025, 19:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Foltorja në Kurbin/ Berisha: Agjencitë shtetërore marrin peng

Jemi në një kohë kritike, por na ka gjetur më të gatshëm se kurrë. Ja këtu jua them unë atyre atje, sot jemi më të gatshëm se kurrë t'u japim atë që meritojnë. Po po.

A mund t'i imagjinoni ju një agjenci shtetërore, e shtetit, nga rojat tek drejtori, ku merren peng biznesmen, punonjës, e pa dëgjuar kurrë. Merren peng, çohen në bodrumet e Suel Çelës, ju thyen kockat, qepin gojën, tërhiqen nga tenderi dhe natyrisht është kunati i kryeministrit.

Kunati i kryeministrit, burri i motrës Linda Ramës. Ai që përfiton qindra milionë euro nga agjencia e shtetit.

Për njërin nga këto pengje u mor vesh sepse atij ja dha Zoti dhe i bëri një mesazh nënës së tij apo se kujt ja bëri, që po marrin peng. Dhe e bëmë zhurmë, absolutisht ju them një gjë këtu o miq. Mund të kem bërë një seri deklaratash se e ndiqja, po njeri që ta çelte gojën pasi u kthye në shtëpi për Danielin nuk kishte.

Danieli rrinte i bërë copa në shtëpi, gojën e qepte, as media, as shtet, askush nuk fliste më për të. Kurse tjetri para Danielit, Gerondi që është regjistruar duke thënë se, tenderat këtu i përcakton kunati dhe kunata, e marrin peng, tërheq çdo kërkesë dhe ja mbath në Gjermani.

Dhe asnjëri nga ne nuk e mori vesh.

E morëm vesh kur gjermanët sollën informacionin. E bëra këtë hyrje se situatë të tillë nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Shqipërisë. Që ndërmarrje shtetërore të merren njerëzit peng. Kjo tejkalon të gjitha imagjinatën.

Miq, Edi Rama, pas vendosjes ose marrjes së pandehur të asaj që unë e quaj Lubi Balluku, se nuk ka gjë që t'i përshtatet një njeriu që s'ka njohur asnjë kufi në vjedhjet e saj, siç provohet, sjell, e pezullon. Çfarë ndodhi? Jo që t'i jepte dorëheqjen siç kanë dhënë, për hir të së vërtetës, 90% në të gjitha këto vite para vitit 2013 çdo ministër.

I ka dalë emri, është akuzuar, ka dhënë dorëheqjen dhe ka vazhduar procesi. Jo që s'i jepte dorëheqjen, por përkundrazi i fut Edi Ramës dy këmbë në një këpucë. I thotë unë të marr me vete ty. Prandaj, kam zbatuar urdhrat, ke vjedhur ti, pa kam vjedhur unë.

Në një moment të caktuar, Edi Rama i thotë po ja ato mesazhet na prishën punë. Mesazhet, po i ke të tuat janë shumë më të mëdha se të miat aty si mesazhe tha.

Dhe ky hajdut, mund t'i vësh çdo epitet, bën presionin më të tmerrshëm në Gjykatë Kushtetuese dhe ja anulojnë masën e, ja anulojnë masën e pezullimit. Kurajoz prokurori, mbi baza të dokumenteve të pakundërshtueshme, të pakundërshtueshme, kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj.

Miq, me ato që ka në dosje ajo, jua them unë ju këtu, në qoftë se do ishte dënim me vdekje, ajo do të mirrte të paktën dy dënime me vdekje. Me ato që ka vjedhur, me ato që u ka bërë ju qytetarëve, të Kurbinit dhe të Shqipërisë.

Dhe ky përsëri bllokon heqjen e imunitetit. Kanë mbajtur dje pesë orë mbledhje, gjashtë orë mbledhjen. Dhe në fund e urdhëron kryetarin e Kuvendit ta mbyllë mbledhjen pa vendim dhe pa afat për mbledhjen tjetër.

A do ta pranojmë ne një gjë të tillë? A mund të pranojmë më ne këtë? A nuk mund të bëjmë ne atë që bëjnë afrikanët kundër këtyre figurave të urryera të kombeve që i vodhën?

Edhe më shumë mund të bëjmë ne se ata.

Ne kemi përmbysur një diktaturë 35 vite më parë dhe absolutisht do ta përmbysim këtë në mënyrën më të fuqishme, më të vendosur, më të shpejtë.

Po ndodh...

ide