Gjyqi i themelit për dosjen CEZ-DIA, ish-presidenti Meta shfaqet për herë të parë në publik pas arrestimit

27 Prill 2026, 11:23 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjyqi i themelit për dosjen CEZ-DIA, ish-presidenti Meta shfaqet për

Këtë të hënë mbahet seanca e parë e gjyqit të themelit për ish-presidentin Ilir Meta.

Kreu i PL-së, u shfaq në kafazin e xhamit të sallës së gjyqit, ku ka përshëndetur publikun me dy gishtat lart dhe më pas bën shqiponjën me duar duke thënë “Shqipëria e shqiptarëve”.

Deputetët e PD dhe të PL-së kanë mbërritur në GJKKO për të ndjekur seancën.

Avokati mbrojtës i Metës, para hyrjes në gjykatë dha një prononcim të shkurtër për gazetarët ku tha se “Seanca e parë është si dashuria e parë, nuk harrohet. Tani fillon beteja!”

 

Po ndodh...