
“I vetmi vend që nuk kam shok është 7x7=313”, Basha në “Pisk”: Ajo që na dallon nga të tjerët është që programin e bazojmë tek lufta kundër korrupsionit. Vota për numrin 4 është që lekët të kthehen tek qytetarët

Fraza 7x7=313 u bë refreni i kësaj fushate, që tregon realitetin e hidhur të qeverisë me zyrtarët e korruptuar në qeli dhe që u kthye në thirrjen kryesore në çdo takim elektorale të drejtuesit politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha.
Por drejtuesi i emisionit “Pisk”, Altin Tufa, ka shkuar më tej duke hapur emisionin me Bashën me një këngë që në thelb kishte mesazhin 7x7=313.
Gjatë intervistës, ai pyeti dejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik se ku i ka shokët. Basha iu përgjigj duke thënë se shumë prej tyre i ka në fushatë, një pjesë i ka në Shqipëri dhe në Hoallandë dhe se i vetmi vend ku nuk ka shokë është 7x7=313.
“Basha shokët i ka në fushatë, shokët e fëmijësrisë një pjesë i ka këtu, një pjesë i ka jashtë si gjithë ne. Shokët e studeimeve i kam në Holandë, pjesën më të madhe. Një pjesë në Amerikë, një pjesë nëpër Europë. Në një vend Basha s’ka asnjë shokë që është 7x7=313, atje s’kam asnjë shokë” – tha Basha.
Ai gjithashtu tha se ajo që e dallon Koalicionin Euroatlantik nga partitë e tjera, është se programin e bazon tek lufta ndaj korrupsionit. Sipas Bashës, që paratë të kthehen tek qytetarët duhet që të korruptuarit të shkojnë tek 7x7=313. Për këtë ai tha se garancia është vota për numrin 4 që lekët të shkojnë tek pensionisti, të shkojnë tek rinia, të shkojnë tek pronarët, të shkojnë tek të përndjekurit.
“Të gjitha këto i ndan vetëm një fill i përbashkët që na ndan me çdo forcë politike. Pse them të tjerët janë si piramida, çfarë ju vjen në mend e premtojnë. Oligarkët dhe shokët e Ramës tek 7x7=313, është zgjidhja jonë. Pa këtë asgjë nga programi nuk relizohet. Pse? Sot këto para vidhen nga shokët e Ramës tek 7x7=313. Vet KLSH thotë që vidhen 1 deri në 2 miliardë euro vit për vit. Prandaj më 11, ditën e diel, zgjedhja që do bëjnë shqiptarët: a do vazhdojnë edhe 4 vite lekët tek 7x7=313, apo do t’i kthejmë lekët në pensione, në kompensiom të pronarëve në vlerë tregu, në investime për rininë, për fermerët dhe për sipërmarrjen shqiptare. Me votën për 5-ën, vazhdojnë lekët të shkojnë tek 7x7=313, me votën për 1-shin, fatkeqësisht thotë se do ta luftojë korrupsionin me Ilir Metën e me Vis Roshin. E vetmja votë që lekët mos të shkojnë tek 7x7=313, të shkojnë tek pensionisti, të shkojnë tek rinia, të shkojnë tek pronarët, të shkojnë tek të përndjekurit është vota për numrin 4.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128