Inceneratori i Elbasanit, Karabina: Fytyra reale e korrupsionit

9 Maj 2025, 14:36 / POLITIKË ALFA PRESS

Inceneratori i Elbasanit, Karabina: Fytyra reale e korrupsionit

Incerenatori i Elbasanit është simboli i një dështimi të thellë qeveritar dhe i një modeli të korruptuar qeverisjeje.

Në vend që të shërbejë për pastrimin e mjedisit, ai është kthyer në një burim ndotjeje dhe mashtrimi publik.

Kandidatja e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, ngre zërin për mungesën e transparencës, papërgjegjshmërinë institucionale dhe pasojat e rënda për qytetarët e Elbasanit.

Postimi i plotë:

Incerenatori i Elbasanit është fytyra reale e korrupsionit.

Fytyra e një qeverie që braktis qytetarët, duke i lënë në mëshirë të tymit kancerogjen.

Ky incenerator nuk punon dhe nuk do të punojë.
Ndërkohë që deputetë apo kandidarë të Elbasanit, kërkojnë votën pa transparencë e llogaridhënie.

Kam qenë në pritje të kërkesës drejtuar Bashkisë Elbasan.
Afati ligjor ka kaluar, por asnjë përgjigje nuk është kthyer.
Kjo është heshtja e pushtetit të kapur nga korrupsioni.

Elbasani qytet i varfër, papunësi e lartë, braktisje masive, por ka dhe një mjedis nga më të ndoturit që ka ndikuar në shëndetin e qytetarëve.
Kjo është qeveria e Edi Ramës që premton Europën me qytete rë ndotura që rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Ndaj në 11 maj, voto Koalicionin Euroarlantik
Elbasani meriton, punë, dinjitet dhe jetë të shëndetshme.
#Voto4
#KoalicioniEuroatlantik
#shqiperianeritonmeshume

Po ndodh...