Inzaghi beson te mbështetja e ‘San Siros’: Duhet Interi më i mirë, ja si do ta ndalim Yamal-in

5 Maj 2025, 15:28 / SPORT ALFA PRESS

Inzaghi beson te mbështetja e ‘San Siros’: Duhet Interi më

Është nata e madhe për Interin, që nesër përballet me Barcelonën në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League, pas barazimit spektakolar 3-3 në “Camp Nou”.

Pa më shumë hapësirë për llogari, vetëm fitorja i çon zikaltrit në finalen e madhe të Mynihut.

Lajme të mira për Simone Inzaghin, i cili pritet të ketë në dispozicion Benjamin Pavardin dhe me shumë gjasa edhe Lautaro Martinez-in.

Francezi mund të jetë titullar në mbrojtje së bashku me Acerbi-n dhe Bastoni-n, ndërsa për kapitenin mbetet ende ndonjë dyshim. Nëse nuk do të jetë gati, Taremi do të formojë dyshen me Thuram-in në sulm.

“Motivimi është thelbësor, por duhet t’i vlerësojmë fizikisht të dy,” – tha trajneri për Sky Sport.

“Benjamin kishte ndjesi pozitive, Lautaro do të stërvitet me grupin këtë pasdite dhe më pas do të flasim me të dhe stafin për të vendosur.”

Lidhur me përballjen, Inzaghi u shpreh qartë:

“Duhet të bëjmë një ndeshje si skuadër e vërtetë. Përballë kemi një ekip me shumë cilësi, që kontrollon topin dhe ushtron presion të menjëhershëm.

Na duhet Interi më i mirë. Lamine Yamal? E kemi analizuar, ideja është të ndërpresim furnizimet për të, por edhe lojtarët e tjerë të Barcelonës janë shumë të rrezikshëm.

Kemi ardhur deri këtu me shumë punë dhe besim. Duhet të luajmë me kthjelltësi, ritëm, agresivitet dhe mbi të gjitha me dëshirë.

Këto do të na çojnë në finale. Dhe ‘San Siro’ do të jetë një plus i jashtëzakonshëm, si gjithmonë.”

Trajneri zikaltër ndaloi edhe te një sukses familjar: vëllai i tij, Filippo Inzaghi, sapo ka ngjitur Pisa-n në Serie A.

“Do të ishte një javë e mrekullueshme për familjen tonë. I bëj komplimente Pippo-s dhe gjithë klubit të Pisa-s për rikthimin në elitë pas kaq vitesh. E urova edhe privatisht, por e bëj edhe publikisht.”

Interi është vetëm 90 minuta larg një ëndrre evropiane – dhe me një ‘San Siro‘ në flakë, gjithçka është e mundur.

 

Po ndodh...

ide