
Kandidati për Tiranën, Pëllumb Seferi, mesazh solidariteti për të prekurit nga tërmeti në Stamboll: “Dhimbjen tuaj e ndiejmë si të vëllezërve tanë”

23 Prill 2025, 17:46 / POLITIKË
Kandidati për deputet në Tiranë, Pëllumb Seferi, ka shprehur solidaritetin e tij me qytetarët e Stambollit pas tërmetit që goditi sot Turqinë. Në një mesazh prekës, Seferi uroi që Zoti t’u japë forcë dhe shërim të gjithë të prekurve.
“Me zemër të thyer mora lajmin për tërmetin që ju goditi sot. Në këto momente të vështira, lutjet e mia dhe të gjithë shqiptarëve janë me ju. Allahu i Madhërishëm ju dhëntë durim, forcë dhe shërim për të gjithë të prekurit. Dhimbjen tuaj e ndiejmë thellë në zemrat tona, si dhimbjen e vëllezërve tanë.
Popujt tanë i bashkon historia, gjaku dhe feja, dhe në këto çaste sprove, jemi krah jush me gjithë shpirt. Zoti qoftë me ju dhe me familjet tuaja”, shkruan Seferi në mesazhin e tij.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128