
Këlliçi: Kam marrë denoncime, në tubimin e PS-së u detyruan njerëzit të marrin pjesë, pati përplasje


“Mitingu ishte madhështor. Ka qenë një takim përmbyllës i jashtëzakonshëm. Nuk kanë reshtur së brohorituri dy orë rresht pjesëmarrësit”.
Kështu u shpreh në emisionin “Çdo Kënd me Merita Haklaj” në A2 CNN Belind Këlliçi, drejtues politik për Tiranën dhe kandidat për deputet nga PD, për mitingun mbyllës të fushatës elektorale.
Ai më tej ngriti akuza se ka marrë denoncime se në tubimin e PS-së janë detyruar njerëz të shkojnë me forcë.
“Gjatë kohës që isha në miting kam marrë disa denoncime në raport me tubimin që u zhvillua në anën tjetër. Ka pasur persona që nuk duan të shkojnë, ka pasur përplasje. Kam marrë denoncime të reja për dikë që punon të Agjencia Shtetërore e Kadastrës që më kanë dhënë të dhënë shtesë. Sigurisht, tentativat për të intimiduar vazhdojnë nga partia shtet.
Padiskutim që ai denoncim që unë bëra për përdorimin e ambulancave dhe rrjetin e institucioneve shtetërore të shëndetësisë është shumë shqetësues, por e kam të verifikuar në tre burime të ndryshme dhe ndaj vendosa ta bëj publike. Kjo ishte një gjë e padëgjuar më parë. I thërras SPAK-ut të nisë aksionin dhe padiskutim që do ta raportojmë edhe në OSBE/ODIHR”, tha Këlliçi në “Çdo Kënd me Merita Haklaj”.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128