Këlliçi: Pas 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë

9 Maj 2025, 20:21 / POLITIKË ALFA PRESS

Këlliçi: Pas 48 orësh Shqipëria do të jetë

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi, në mitingun përmbyllës të fushatës, është shprehur se “pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë.”

“Edi Rama nga paniku se ky bulevard do të mbushej, ka bllokuar rrugët që në orët e para të mëngjesit.

Pro, demokratët e gjetën rrugën për tu mbledhur bashkë, për të ardhur në këtë bulevard dhe për ta bërë më të bukur se kurrë. Fitorja është e jona.

Prezenca juaj madhështore është dëshmi e forcës tonë dhe provë e besimit tuaj.

Pas vetëm 48 orësh Shqipëria do të jetë një vend më i mirë dhe kjo të dashur miq është vepra juaj, ju do ta bëni të tillë. Ju qytetarët e lirë që rezistuat.

Ne PD jemi partia që të pamundurën e bëjmë realitet.

Kjo nuk është vetëm betejë politike, por lufta e duhur për dinjitetin tonë, për demokracinë, për Shqipërinë tonë.

Për të ardhmen që vendosim ne”, tha Këlliçi.

 

Po ndodh...