
KQZ publikon shifrën e orës 19:00 të pjesëmarrjes në zgjedhje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar një shifër pothuajse përfundimtare të pjesëmarrjes në votimet e sotme për zgjedhjet parlamentare, edhe pse nuk janë raportuar të gjitha qendrat e votimit deri në orën 19:00 kur u mbyll dhe votimi.
Sipas KQZ, në rang vendi kanë votuar 42.16 % e zgjedhësve me të drejtë vote.
Ashtu siç e kemi raportuar edhe më herët, Qarku me pjesëmarrjen më të lartë në votime rezulton Dibra me 50.10 %, ndërsa Qarku me numrin më të ulët të pjesëmarrjes rezulton Vlora me 31.49 %.
Vlen të theksohet fakti se në zgjedhjet e vitit 2021 votuan 1.67 milionë shqiptarë ose 46.3% e votuesve. Gjithsesi, duhet theksuar fakti se në këto zgjedhje për herë të parë ka votuar edhe diaspora, ku në KQZ kanë mbërritur deri në këto momente mbi 188 mijë vota me zarfa. Ato nuk llogariten tek pjesëmarrja brenda vendit.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128