Kryemadhi paraqitet në SPAK, batuta me gazetarët për veshjen me të zeza: Jo se kam ndonjë gjë të keqe…
5 Maj 2025, 13:13 / POLITIKË

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Kryemadhi u paraqit në ambientet e prokurorisë së posaçme në kuadër të respektimit të masës së sigurimit të vendosur ndaj saj, detyrim paraqitje.
Gjatë hyrjes në prokurori ajo tha për gazetarët se orari i paraqitjes i ishte shtyrë me një orë, ndërsa tha se do të fliste me ta pasi të dilte pasi u pyet se përse ishte veshur me rroba të zeza.
“Nuk është se kam ndonjë gjë të keqe, por do ua them pastaj”, tha Kryemadhi.
-
SPAK i komunikon Ajola Xoxës një akuzë të re
5 Maj, 13:00
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

