“La Civita, konsulent jo këshilltar”/ Rama: “Bufi”, hyri ndeshje me pretendimin që ishte Trump dhe po del me konfirmimin se është Biden

7 Maj 2025, 21:53 / POLITIKË ALFA PRESS

“La Civita, konsulent jo këshilltar”/ Rama: “Bufi”,

“U fut në këtë ndeshje si Trump dhe po del si Biden”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, ndërsa komentoi fushatën dhe takimet e kreut të PD Sali Berisha, gjatë një interviste të zhvilluar në “Real Story” në ABC News.

Më tej Rama komentoi edhe daljet e LaCivita në fushatën e  PD, duke thënë se është thjesht një konsulent dhe jo këshilltar.

“Unë besoj që është degradimi më i merituar për dikë që hyri në këtë ndeshje me pretendimin që ishte Trump dhe po del nga kjo ndeshje me konfirmimin që Biden. Në aspektin e karakterit në fushë, se me Biden nuk krahasohet se është si nata me ditën. Unë di që këtu bëhet fjalë për një konsulencë është biznes më vete që paguhet dhe jep këshillat e tij për një fushatë elektorale dhe strategji. Do ta kisha të vështirë të gjeja se çfarë merite mund të ketë pasur zoti Latif në fitoren e Trump. Në fushatën e bufit nuk ishte asgjë që mund të thuash se që nga slogani ishte një vetë  qesharakëzim “Shqipëria madhështore”, u shpreh ai.

 

Po ndodh...