Largimi i deputetes Koçeku, Rama njofon Grupin e PS për ikje të tjera: Mos u çudisni, do kemi shumë të tjerë...
Gjatë mbledhjes së Grupit të Partisë Socialiste, Edi Rama me tonë të ashpra ka lëshuar lum akuzash ndaj protestës që po zhvillohet prej 21 ditësh në kryeqytet dhe në disa qytete të vendit, po ashtu që ka marrë përhapje të gjere edhe në shumë shtete ku ka shqiptarë.
Me tonë të ashpra, Rama është shprehur se ai dhe PS nuk do tërhiqen nga rruga e tij, madje tha se ka humbur dëshirën për të qenë një i zgjedhur i pëlqyer nga qytetarët.
Duke folur për largimet, si në rastin e deputetes Marjana Koçeku, kryeministri paralajmëroi të tjera ikje nga radhët e socialistëve.
Ai paralajmëroi deputetët që të mos çuditen që gjatë rrugës do të ketë shumë të tjetër që do të dalin sipas tij “anash, mbrapa apo përballë”.
“Do kritikohemi do sulmohemi, por kemi detyrim të mos zgjedhim rrugën më të lehtë, mos zgjedhim të jemi popullor kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Ka kohë që nuk ndihem i zgjedhur për të qenë i pëlqyer. Më ka ikur ajo dëshirë.
Nuk jemi për të qenë të pëlqyer, por të dobishëm. Shqipëria sot është në duart tona, nuk është një hashtag, nuk është një flamingo që merret zvarrë për t’u dukur bukur, është në një luftë me vetveten dhe BE është Itaka jonë. Le të këndojnë sirenat atë punë kanë, kemi detyrë të çojmë Shqipërinë te ai breg me çdo kusht.
Mos u çudisni që në këtë rrugë do na dalin shumë të tjerë anash, mbrapa, përballë. Nuk është punë agjenturash, ne kemi fakte sa të duash, falë algoritmit vijnë mercenarë digjitalë edhe nga vende që ti nuk e mendon se ishe shënjestër e tyre.
Ne nuk kemi punë me asnjë prej tyre, në kuptimin që të intimidohemi apo kompensohemi. Kjo është rruga më e vështirë, është rruga ime, e jona e PS.”- tha Rama.
Po ndodh...
Çfarë tha e nuk i doli!
ide
Zoti Rama, Algoritmi është pasojë!
Botërori, më shumë se futboll
Rama e Berisha, sa qesharakë përballë protestës!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128