
Mungesa e ftesës në inagurimin e Trump/ Rama justifikohet se në 20 Janar, do të shkojë në Davos


Top Channel, nëpërmjet një kronike me burime pranë kryeministrisë, ka njoftuar se Edi Rama nuk do të shkojë në inaugurimin e presidentit Trump këtë të hënë, (20 Nëntor), pasi ka planifikuar të jetë në Davos.
Në kronikë nuk thuhet nëse kryeministri i Shqipërisë ka ftesë apo jo, por konfirmohet se ai do të mungojë në eventin politik më të madh botërorë, pasi "ka axhendë tjetër".
Burime të Alfapress.al kanë mësuar se Rama nuk ka pasur një ftesë zyrtare nga stafi i Trump, edhe pse u kujdes që të përshpejtojë procedurat për statusin e investitorit strategjik për ishullin e Sazanit, ndaj dhëndërit të presidentit të ri të SHBA. Duket se ky refuzim i madh e ka detyruar Edi Ramën që të shpërndajë lajmin se në 20 janar kur inaugurohet Trump, ai ka axhendë tjetër sepse do të shkojë në Forumin Ekonomik të Davosit./Alfapress.al

Terroristët me Maska të Medias
ide


Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Nuk u ndamë as kur shumëçka na ‘ndante’!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128