Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion/ Rama: Zero ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

7 Maj 2025, 22:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Ngritja e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion/ Rama: Zero

Kryeministri Edi Rama dhe shefi i socialistëve komentoi ngritjen e Komisionit të  Posaçëm Antikorrupsion, teksa ishte i ftuar në “Real Story”.

Ai theksoi se ky komision do të vazhdojë punën deri në momentin kur Shqipëria të hyjë në Bashkimin Evropian dhe ngritja e tij nuk synon të ndërhyjë në punët e drejtësisë së re, tezë e cila është artikuluar në opinionin publik.

Ky komision drejtohet nga ish-ministri Fatmir Xhafaj.

“Ajo do vazhdojë dhe ai komision do vazhdojë deri kur Shqipëria të hyjë në BE. Ai komision nuk është asgjëkund gjëja që shumëkush ka interpretuar dhe shumëkush kërkon që të jetë për të krijuar idenë se ne kemi bërë një komision për të ndërhyrë në punët e drejtësisë, nuk është fare. Në negociata, 67% e gjërave që në duhet të bëjmë kanë të bëjë më drejtësinë”, tha ai.

 

Po ndodh...