Nuk hyri dot në parlament, gazetari Çollaku: Po iku Berisha, ju as shurrën s’do bëni dot më në Shqipëri pa leje. Ju flisni sot të lirë, vetëm se ekziston Berisha

16 Maj 2025, 12:52 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuk hyri dot në parlament, gazetari Çollaku: Po iku Berisha, ju as

Gazetari dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Basi Çollaku, ka reaguar pas debatit nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen dhe të largohet nga partia, apo jo.

Çollaku sulmon ata që kërkojnë largimin e Berishës, pasi sipas tij, nëse largohet Berisha, as shurrën s’do bëjmë dot pa lejen e Ramës.

520 mijë votues besuan sërish "logos Berisha"  me gjithë ortekun kriminal përballë.

Prodhimet partiake të guzhinës Rama i dhanë një dorë shefit pa bërë as 24 orë opozitë ndaj tij. Madje më shumë turreshin kundër PD.

Kohën e mundësinë për të folur ende gjysëm të lirë këtyre zahmetlinjve sërish ua mundëson Berisha me rezistencën ekstreme.

Sepse diktatura e ndërtuar nga Rama i kurdis prej kohësh sipas portofolit, mendimtarët pro  e kundër. Po të mos kishin shkuar pas Ramës "opozitarët" e rinj zelltarë ekonomie, do të ishim sot pa Ramën.

Të ikë Berisha me 520 mijë vetë që mbajtën një shteg demokracie ende në këmbë. Të ikë. Dhe pastaj do jetoni në shtetin Rama ku edhe shurrën nuk do e bëni dot pa lejen e tij..”, shkruan ai.

Po ndodh...