Nuk ka paqe në Kuvend! Peleshi i heq fjalën Berishës, deputetët e opozitës zbarkojnë në foltore

12 Shkurt 2026, 10:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Nuk ka paqe në Kuvend! Peleshi i heq fjalën Berishës,

Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po i vjen në mbrojtje Belinda Ballukut.

Nga foltorja e Kuvendit, ai tha se “deputetet e PS janë maska e Lubi Ballukut dhe Edi Ramës”.

Në momentin kur Berisha tha se “socialistët po mbrojnë vithet e Belindës”, Niko Peleshi i hoqi fjalën.

Siç e shihni parlamenti është strofull e mbrojtjes së hajdutëve. Këta që janë pas shpinës time dhe këta të këtij krahu janë maska e Lubisë dhe Ramës. Kurrë nuk keni patur në këtë sallë një grup njerëzish që shkelmojnë mbi interesat tuaja jetike për të mbrojtur, vithet e Belindës, në të vërtetë Edi Ramën”, tha Berisha dhe më pas iu ndërpre fjala.

 

Po ndodh...

ide