
Numërimi për kandidatët nga lista e hapur, Shkodra fut në Kuvend një deputet të PD, ja kush mbetet jashtë

Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit të ri.
Deri më tani votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet 5 për Partinë Demokratike, 4 për Partinë Socialiste dhe 2 për Partinë Socialdemokrate.
Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet.
Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 82 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet demokrati i listës së hapur Ludovik Hasani, duke lënë jashtë ish-kryetarin e bashkisë Shkodër Bardh Spahia.
PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e hapur, duke mbetur jashtë ish-deputetja Edona Bilali si dhe Frrok Gjini, i cili në këtë listë në mesin e socialistëve rezulton më i votuari, me 1487 vota deri tani.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128