Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

11 Maj 2025, 22:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Numërohen 14 kutitë e para në Vorë, ja kush kryeson

Partia Socialiste kryeson bindshëm në Vorë, me 14 kutitë e para që janë votuar. Në Vorë u votua në mënyrë elektronike dhe rezultati zyrtar do të shpallet nga KQZ nesër në mëngjes.

14 kutitë e para të numëruara në Vorë, kanë nxjerrë fituese Partinë Socialiste. Ajo ka marrë 1315 vota, ndërsa PD vetëm 893. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 128 vota. Ilir Meta, i cili garon në listën e hapur të Tiranës nën koalicionin PD Aleanca për Shqipërinë Madhështore, ka marrë vetëm 1 votë. Me shpalljen e këtij rezultati, mbështetësit e PS kanë nisur festën me fishekzjarrë.

 

Po ndodh...