OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor

12 Maj 2025, 15:28 / POLITIKË ALFA PRESS

OSBE/ODIHR: Falja e gjobave disa ditë para zgjedhjeve krijoi pasiguri

OSBE/ODIHR në konferencën ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ka komentuar edhe faljen e gjobave nga ana e qeverisë, disa ditë para zgjedhjeve.

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi, tha se pati “mangësi që krijuan pasiguri në zbatimin e kuadrit zgjedhor në frymë dhe germë”

Karimi: Dita e zgjedhje ishte kryesisht e qetë dhe e organizuar mirë. Megjithatë pati vazhdimisht mosrespektim të procedurave dhe u shënua nga disa incidente intimideve dhe ndikim të zgjedhësve. Këto janë pikat kryesore.

Kuadri ligjor ofron një bazë të mirë për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Mangësitë dhe paqartësitë krijuan në frymë dhe germë.

Kjo do të thotë se përputhshmëria me ligjin nuk mundi të ndalojë zbatimin  tij në frymë. Një shembull ishte shpallja shumë pak kohë para ditës së zgjedhjeve të faljes së shumë gjobave, gjë që ishte vendosur në 2024, që u shpallën shumë pranë zgjedhjeve.

Është mirë të kemi një kuadër zgjedhor që mundësojnë organizimin e mirë të zgjedhësve. Zgjedhësve iu dha shansi të dëgjonin një shkëmbim të sinqertë të ideve politike. Fushata u fokusua në sulme armiqësore dhe personale sidomos nga drejtuesit e dy partive kryesore. Kjo çoi në mosbesim politik.

 

Po ndodh...