“Ose me Ramën që frikësohet nga SPAK-u, ose me Shqipërinë që beson te drejtësia”, Basha: Koalicioni Euroatlantik garancia për fundin e pandëshkueshmërisë

11 Prill 2025, 21:21 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ose me Ramën që frikësohet nga SPAK-u, ose me

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim me të rinj e të reja, në një format tërësisht ndryshe, argëtues dhe interaktiv, që thyen kornizat e zakonshme duke sjell energji, ide dhe pasion.

Takimi nisi duke ironizuar shprehejn e kryeministrit Edi Rama ku e krahasonte veten me një “Luan”. Të rinjtë kishin sjell një Lepur dhe thanë se është “luani i Ramës”, ndërsa Basha vijoi me ironinë duke e pyetur “Luan ku i ke shokët”. Ai më tej duke iu referuar Lepurit tha se “Luani paska bërë tatuazh tek veshët shkronjat e SPAK”.

“E nisim me këmbën e mbarë kur e nisim me rininë. Këtë se kuptoj pse e ke sjell.
I riu: Luani i kryeministrit.
Basha: Luani i kryeministrit, shumë mirë. O Luan, ku i ke shokët? Ku i ke shokët më Luan, pse qenke tremb kaq shumë? Luani paska bërë tatuazh tek veshët, SPAK. Mos u tremb”.

Në fjalën e tij Basha tha se pas 12 vitesh qeverisje, Shqipëria ka përjetuar vetëm korrupsion, dështime dhe varfëri. Me të rinjtë që kishin veshur bluzat me frazën që tashmë është bërë popullore 7x7=313, Basha u bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë politikën 35 vjeçare që ka marrë peng vendin. Ai tha se duke zgjedhur Koalicionin Euroatlantik, që mbështet SPAK-un për të pastruar politikën nga korrupsioni.

Sipas tij, një politikë njerëzore, që kupton hallet e shqiptarëve dhe investon për rininë e vendit, është e vetmja mënyrë që do të na çojë drejt Bashkimit Europian.

“Pas 12 vitesh korrupsion, dështime, varfëri, a mund të imagjinohen edhe katër vite të tjera. Për çfarë, për më shumë varfëri? Për më shumë korrupsion? Për më shumë dështime. Sigurisht që jo. A ka rrugë, sigurisht që ka rrugë. Dhe rruga nuk është për fat të keq ata që e kanë marrë peng Partinë Demokratike dhe që propozojnë si kandiat për deputet Ilir Metën, apo Elvis Roshin. E vetmja alternative në këto zgjedhje është ajo që realisht do të luftojë korrupsionin, duke i dhënë mbështetje pa kushte SPAK-ut, duke bërë të mundur që të shkojë deri në fund ajo që ka nisur, pastrami i plotë i politikës dhe mbushja me kapacitet të plotë e 7x7-313. Një politik njerëzore, një politik që i ndjen dhe i kuton shqetësimet dhe hallet e qytetarëve dhe që formulon zgjidhje realiste, është e vetmja politikë që do të na çojë drejt Bashkimit Europian, drejt standarteve të reja, në zhvillimin ekonomik, në shërimin e plagëve sociale dhe në investimin tek mrekullia e vendit tonë, tek rinia e mahnitshme, tek të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi” – tha Basha.

“Ose me Ramën që frikësohet nga SPAK-u, ose me

“Ose me Ramën që frikësohet nga SPAK-u, ose me

“Ose me Ramën që frikësohet nga SPAK-u, ose me

 

Po ndodh...

ide