
Pas sulmit nga demokratët, Euronews Albania reagon duke tërhequr gazetarët nga transmetimi

Pas sulmeve të ndodhura gjatë protestës së opozitës gazetarët e Euronews Albania janë tërhequr nga raportimet. Kjo vjen si reagim pasi deputet por edhe pjesëmarrës në protestën e opozitës, sulmuan dhe ofenduar gazetaren e Euronews, Sara Demushi dhe tentuan të largojnë nga protesta operatorët.
Në lidhje me këto incidente ka reaguar menjëherë Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), duke dënuar sulmet ndaj përfaqësuesve të medias dhe duke u bërë thirrje drejtuesve të PD-së të ndalojnë menjëherë këto veprime.
Theksojmë se Euronews Albania ishte i pranishëm me disa gazetarë për të raportuar rreth shqetësimeve që demokratët patën për zgjedhjet e mbajtura në 11 maj, ata pretenduan se zgjedhjet u vodhën dhe mbajtja e protestës do të ishte për “Votën e lirë” dhe tentimi i disa deputetëve demokratë për të mos lejuar mediat të bëjnë punën e tyre, është i paprecedentë.
Protesta e opozitës erdhi në të njëjtën kohë kur në Tiranë zhvillohet Samiti i 6 i Komitetit Politik Europian./Euronews

Kauza ishte dhe është e drejtë!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128