“Rama qëndron në pushtet mbi krimin elektoral”/ Berisha i bashkohet protestës: Sara Mila në krye të listës së kandidatëve të krimit

16 Maj 2025, 18:48 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama qëndron në pushtet mbi krimin elektoral”/ Berisha i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bashkua sot protestës së opozitës, ku mbajti një fjalim të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzoi për manipulim të zgjedhjeve dhe lidhje me krimin e organizuar.

Në një adresim drejtuar qytetarëve dhe demokratëve të mbledhur në shesh, Berisha theksoi se ka paraqitur para Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar — një organizatë me mbi 87 parti të qendrës së djathtë nga e gjithë bota — “masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit, Edi Rama”.

“I njoha me shkeljet monstruoze. Bindja e të gjithëve ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se “Forumi botëror i partive të qendrës së djathtë u njoh me përdorimin nga ana e Edi Ramës të bandave të rrezikshme jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga rajoni dhe Evropa”.

Sipas Berishës, në këtë listë të lidhjeve me krimin përfshihen edhe emra si Sara Mila, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Taulant Balla.

Pjese nga fjala e Sali Berishes

Të dashur demokrate dhe demokratë të pranishëm në këtë shesh dhe kudo që jeni sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, përshëndetjet më të përzemërta nga Bashkimi Demokrat Ndërkombëtar.

Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama.

Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze dhe bindja e përgjithshme ishte se karrigia e Edi Ramës qëndron mbi krimin monstruoz të grabitjes dhe plaçkitjes së zgjedhjeve të qytetarëve shqiptarë.

Të dashur miq, forumi botëror i partive të qendrës së djathtë, u njoh me përdorimin nga Edi Rama të bandave më të rrezikshme të Shqipërisë, rajonit dhe Europës.

U njoh me listën e kandidatëve të krimit, me në krye Edi Ramën dhe vazhdon me Sara Milen, me ministrin e krimit, me Taulant Ballën, me dhjetëra kandidatë të tjerë të botës së krimit.

U njoh dhe u denoncua botërisht përdorimi i qindra milionë eurove për të blerë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Dhurata 70 milionë euro për votën, falja e 200 milionë eurove të gjobave, mbi gjysmë miliardë euro koncesione dhe prokurime.

Pra, zgjedhjet në Shqipëri ishin farsa elektorale më e shëmtuar pas rënies së Perdës së Hekurt në Ballkan dhe Europë.

Ndaj dhe u përshëndes ju dhe u garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura, me zgjedhje krimi, me zgjedhje të korrupsionit, por do marrë përgjigjen që meriton dhe që kanë diktator, çdo narkodiktator.

 

Po ndodh...