PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në qarkun e Shkodrës: Ka fshehur dënimin me burg

29 Prill 2025, 19:48 / POLITIKË ALFA PRESS

PD kallëzon në Prokurorinë e Tiranës kandidatin e PS në

Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, kandidatin e PS për deputet në Shkodër, zona e Fushë Arrëzit, Ervin Doda.

Në kallëzimin penal i cili mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, kandidati i PS akuzohet se ka fshehur të dhëna në formularin e dekriminalizimit për të shkuarën e tij, më konkretisht 5 muaj burg për veprat penale të dyshuara kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas kallëzimit, Ervin Doda është arrestuar në vitin 2016 dhe ka bërë 5 muaj burg si dyshuar për veprat penale kanosje dhe armëmbajtje pa leje. (Në përfundim Doda është shpallur i pafajshëm).

Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2023 në cilësinë e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Fushë Arrëzit, përfaqësues i PS.

Gjithashtu, Ervin Doda ka plotësuar formularin e dekriminalizimit në vitin 2025 si kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në kallëzimin e PD thuhet se Ervin Doda, në të dy formularët, duke iu përgjigjur pyetjes nr. 4, ka deklaruar se nuk ka qenë ndonjëherë i arrestuar për kryerjen e një vepre penale, ndërkohë që rezulton se ka bërë 5 muaj burg.

 

Po ndodh...

ide