
“Përgjigju qytetarëve ku i ke shokët”, Basha ironizon Ramën: Bën sikur nuk dëgjon, sado ta rrotullosh nuk ndryshon joooo. S’ka shqiptar që nuk e di që 7x7=313

Drejtuesi Politik i Koalicionit euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar sërish kryeministrin Edi Rama, i cili frazën 7x7=313, në takimet e fundit elektorale mundohet ta transformojë me pagesën e Berishës për të marrë vizë për në SHBA.
Në videon e postuar në rrjetet sociale, Basha i thotë Ramës sado që të mundohet ta ndryshojë, llogaritë nuk i dalin as me 6, as me 60, as me 600 milionë.
Ai më tej thotë se sado që kryeministri bën sikur nuk dëgjon, fraza 7x7=313 mesa duket është ngulitur dhe në kokën e tij pytjen se ku i ka shokët. Sipas tij, sot nuk ka shqiptar cep në cep të Shqipërisë që nuk e di që 7x7=313.
“O Rame, sado ta rrotullosh nëpër gojë, 7x7=313 bëjnë Rame. Lei këto 7x7 bëjnë 6, se s’të dalin llogaritë as me 6, as me 60, as me 600 milionë mo Rame. O grop e madhe ajo. E di ti, edhe shokët tek vendi. Cep më cep të Shqipërisë mo Ram t’u shku, pyesin robt: o Rame ku i ke shokët. Ti boje sikur s’dëgjoje mo Ram, po paske degjuar dhe ti. Hajde Rame, 7x7=313” – tha Basha.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128