
Kontrata 6 mln dollarë në SHBA, Berisha: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, ka një qëllim tjetër

Sali Berisha ka folur për kontratën e lobimit të PD me kompaninë e avokatit të presidentit amerikan Donald Trump.
Berisha deklaroi se kontrata është 100% e bazuar në ligj dhe se financimet janë siguruar nga një fondacion i krijuar nga patriotë shqiptarë që duan të ndihmojnë PD.
Ai deklaroi se “kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator”.
“Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln, as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve”, tha Sali Berisha.
"Së pari kjo kontratë nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Jo. Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA
Nuk do ndodhë më që pa u numëruar kutia e fundit, Rama të urohet.
Bashkëpunimi i Ramës me bandat e krimit është rrezik jo vetëm për rajonin, Evropën, por edhe për SHBA
Ne besojmë se çështja McGionigal është një varr i hapur dhe duhet të mbyllet.
Është marrë një avokat, nga më të shquarit e asaj toke, që ka për detyrë avokatin e kauzave të PD pranë administratës së Donald Trump
Nuk ka të bëjë me zgjedhjet. Ka një nen, neni 21 i ligjit të partive politik. Autorizon partitë të marrin ndihma, mbështetje financiare nga forcat e tjera politike, organizata dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj.
Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën.
As mund të flasësh për 6 mln, as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve. Një gjë është e sigurt që populli opozitar nuk ka më kauzë jetime, në atë vend të madh ajo kauzë ka një avokat të madh.
Kjo kontratë me avokatin numër një ka synim mbrojtjen e kauzave të popullit opozitar nga një narkodiktator", tha ai.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128