Bruno Fernandes përfundon në listën e dëshirave të klubeve nga Arabia Saudite

Bruno Fernandes vazhdon të jetë protagonist në fushë dhe një nga emrat më të kërkuar në merkato. Kapiteni i Manchester United po vazhdon të shënojë ndaj klubeve të Arabisë Saudite në kompeticionet ndërkombëtare, duke rikthyer në vëmendje interesimin e madh nga Arabia Saudite për shërbimet e tij.
Sirena arabe kishte tentuar tashmë gjatë merkatos së kaluar verore, por atëherë mesfushori portugez zgjodhi t’i refuzojë të gjitha ofertat marramendëse, duke konfirmuar besnikërinë ndaj fanellës së “Djajve të Kuq”. Megjithatë, interesimi nuk është shuar, por thjesht është shtyrë në kohë.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano, largimi i Bruno Fernandes nga Anglia gjatë merkatos së janarit është shumë i vështirë. Skenari më realist mbetet vera e vitit 2026, periudhë kur klubet saudite pritet të rikthehen me oferta edhe më të fuqishme financiarisht.
Në atë moment, vendimi do të jetë tërësisht në duart e vetë lojtarit. Bruno Fernandes do të përballet me një zgjedhje thelbësore për karrierën e tij: të largohet nga Manchester United dhe Premier League për një aventurë të re në Lindjen e Mesme, apo të qëndrojë në Angli dhe të vazhdojë të luftojë për një vend protagonisti në një nga kampionatet më konkurruese në botë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
