Aktori po ngiste pa patentë, Rolls-Royce godet kameramanin gjatë xhirimeve: Gati sa nuk më...

18 Dhjetor 2025, 20:34 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Aktori po ngiste pa patentë, Rolls-Royce godet kameramanin gjatë

Videoja e aksidentit që ndodhi në një shesh xhirimi në Londër, kur një Rolls-Royce përplasi dhe pothuajse ia “preu kokën” një kameramani 27-vjeçar është tronditëse.

Siç mund të shihet në pamjet e incidentit të nëntorit të kaluar, Matt Perren, i cili ishte pas kamerës, u rrëmbye nga makina dhe filloi të bërtiste nga dhimbja. 

Ai vlerëson se ajo që e shpëtoi ishte një pjesë e pajisjeve të kamerës që mbështeste automjetin në shesh xhirimi, sipas Daily Mail.

Megjithatë, klavikulën e tij e kishte “thyer në disa vende”, duke i shkaktuar dhimbje “të padurueshme”.

Shoferi i makinës ishte 47-vjeçari Kairi Njabour, i cili u deklarua fajtor për drejtim pa sigurim dhe pa patentë në një gjykatë në Stratford.

“Mendova se aktori ishte një shofer me përvojë dhe nuk do kisha bërë kurrë xhirime nëse do ta dija se ai nuk kishte as patentë”, tha Peren për The Standard, duke pretenduar se shoferi 47-vjeçar shtypi përsëri gazin pasi e ndaloi ndërsa ishte në gjendje paniku.

“Në atë moment mendova se do të më pritej koka, pasi timoni ishte shumë afër qafës sime. Mendova se do të vdisja”, shtoi kameramani 27-vjeçar./TCH

Po ndodh...

ide